Shumë njerëz preferojnë të lexojnë një libër para se të flenë dhe shpesh këtë gjë e bëjnë në shtrat. Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk është mirë të lexoni një libër në dhomën e gjumit. Sipas tyre, ky zakon mund të vështirësojë gjumin. Dr. David Kenway thotë se shumica e aktiviteteve interesante duhet të bëhen jashtë shtratit, duke përfshirë leximin.
Kjo nuk do të thotë se leximi nuk mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur dhe për t’u përgatitur për të fjetur. Librat, veçanërisht ata që nuk janë shumë stimulues, mund t’ju ndihmojnë dhe ndajnë nga stresorët e përditshëm që mund t’ju mbajnë zgjuar natën. Por idealja është që t’i lexoni jashtë dhomës së gjumit.
Nëse lexoni shpesh në shtrat dhe nuk keni probleme me gjumin, atëherë vazhdoni. Por nëse librat ju mbajnë zgjuar gjatë natës, duhet të kërkoni një hapësirë të re të rehatshme për rutinën tuaj të relaksimit. /abcnews.al