Rusia merr kontrollin e aeroportit pranë Kievit

schedule13:52 - 25 Shkurt, 2022

schedule 13:52 - 25 Shkurt, 2022

Sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, forcat ushtarake kanë marrë kontrollin e aeroportit Hostomel pranë Kievit, shkruan BBC

Rreth 200 helikopterë rusë u përfshinë në operacion, i njohur gjithashtu si Aeroporti Antonov. Forcat ruse mbërritën për herë të parë në periferi të Kievit të enjten, pas sulmit në një zonë jashtë qytetit, afër Obolonskyi.

Ndërsa mbërritën në Obolonskyi,  Ministria e Mbrojtjes u kërkoi civilëve të rezistonin: “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të na informojnë për lëvizjet e trupave dhe të neutralizojnë armikun.”

Ushtria e Ukrainës tha të premten se forcat pushtuese ruse po i afrohen Kievit nga veriu dhe verilindja.

Ushtarët rusë po përpiqen të “anashkalojnë” qytetin verior të Chernihiv, ku ata hasën rezistencë nga ushtria ukrainase për të sulmuar Kievin, tha ushtria duke shtuar se trupat po hynin në kryeqytet nga qyteti lindor Konotop, të cilën ata e kanë marrë tashmë në kontroll.

/abcnews.al