Pas muajsh përshkallëzimi të tensioneve, Rusia një ditë më parë ka nisur një sulm të gjerë ushtarak ndaj Ukrainës fqinje. Pas 24 orësh tashmë Rusia sulmin e saj e ka zgjeruar edhe në periferi të kryeqytetit Kiev, pasi e sulmoi nga toka, deti dhe ajri nga mëngjesi i së enjtes.
Presidenti ukrainas, Zelenskiy, tha se ushtria ruse kreu sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe dërgoi trupa dhe tanke, që vranë 137 civilë dhe personel ushtarak.

Ndërkohë në këto orë tensioni dhe paniku qytetarët Ukrainës përpiqen të largohen nga zonat e rrezikut në mbrojtje të familjeve të tyre, ku deri më tani bëhet me dije se janë zhvendosur mbi 100,000 njerëz.

Përmes fotove të publikuara në mediat e huaja do të shikoni sesi ukrainasit me rroba në duar përpiqen që të largohen ose gjejnë streha të sigurta për ti shpëtuar sulmeve të mundshme ruse. /abcnews.al











