Protesta në Moskë kundër luftës në Ukrainë, mbi 1.700 të arrestuar

schedule22:59 - 24 Shkurt, 2022

schedule 22:59 - 24 Shkurt, 2022

Më shumë se 1700 njerëz janë arrestuar gjatë protestave që po zhvillohen në dhjetëra qytetet në Rusi, kundër luftës në Ukrainë, raporton BBC. Më shumë se 900 u arrestuan në Moskë dhe mbi 400 në Shën Petersburg.

Lexo edhe: FMN paralajmëron “rreziqe ekonomike” nga konflikti në Ukrainë

Mijëra qytetarë u mblodhën pranë sheshit Pushkin në qendër të Moskës, ndërsa deri në 1000 njerëz u mblodhën në ish-kryeqytetin perandorak Shën Petersburg, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Policia ruse u kërkon protestuesve të largohen nga Sheshi Pushkinskaya në Moskë, duke thënë me altoparlantë se protesta është e paautorizuar.

Autoritetet ruse të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe akuza penale.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!