A dini pse duhet të flini pa rroba? Përfitimet që merrni do t’ju befasojnë

schedule22:52 - 24 Shkurt, 2022

schedule 22:52 - 24 Shkurt, 2022

Nuk ka asgjë më të mirë se mbulesat e ngrohta dhe të bollshme të shtratit në muajt e dimrit. Mirëpo, studimet e fundit kanë zbuluar se gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj fizik dhe mendor është të flini pa rroba. Harrojini pizhamet gjatë natës.

Sado që mendoni se me veshjet e shumta do të jeni ngrohtë dhe do të flini më mirë, nuk është kështu. Cilësia e mirë e gjumit vjen me temperaturën e duhur të trupit dhe këtë mund ta arrini vetëm nëse flini pa rroba. Në thelb, kur jeni të zhveshur, trupi rregullon më mirë temperaturën e tij dhe flini më mirë.

Por jo vetëm kaq. Gjithashtu relaksoheni dhe eliminoni stresin që mund të keni. Dhe më pak stres, automatikisht do të thotë cilësi më e mirë e jetës dhe funksion më të mirë të kujtesës. Me kalimin e kohës dhe duke zgjedhur të flini pa rroba, do të shihni se do të ndiheni më mirë me veten dhe trupin tuaj.

Me pak fjalë, kur flini lakuriq ju zhvilloni besim më të madh në personalitetin dhe trupin tuaj. Mungesa e rrobave në gjumë gjithashtu çon në humbje peshe. Duket e pabesueshme por është e vërtetë. Meqenëse trupi juaj punon për t’ju mbajtur më ngrohtë, metabolizmi punon më shumë dhe djeg kalori. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!