Shuhet në moshën 80-vjeçare shkrimtari dhe akademiku i njohur Luan Starova

schedule19:57 - 24 Shkurt, 2022

schedule 19:57 - 24 Shkurt, 2022

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare shkrimtari dhe akademiku i njohur shqiptar Luan Starova. Lajmin e ka bërë me dije vajza e tij në një status në rrjetet sociale. Blerina Starova shkruan se ai do të përcillet në banesën e fundit ditën e nesërme në Butel.

“Na le pa fjalë dhe me kujtime të paharrueshme babi  Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot ndërroi jetë gjyshi, bashkëshorti dhe babai ynë Luan Starova.

Varrimi do të jetë nesër më 25. 02.2022 në varrezat në Butel, ndërsa falja në Xhaminë e Çairit në Namazin e Xhumasë. Për shkak të pandemisë, të pame nuk do të ketë”, shkruan Blerina Starova.

Edhe nënkryetari i Akademisë së Shkencave Vaso Tole ka bërë një reagim duke shkruar se vepra që la pas Starova e përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të botës është pavdekësia e tij.

“Shkrimtari i shquar, miku dhe akademiku Luan Starova u nda fizikisht nga jeta. Ngushëllimet më të thella bashkëshorte Gëzimes, vajzave, miqve, kolegëve dhe lexuesve të shumtë të veprës së Tij, si dhe bashkësisë akademike në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Vepra që la pas e përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës është pavdekësia e Tij, e cila do ta shenjojë emrin e Luan Starovës tek ndër më të medhenjtë shkrimtarë të gjuhës sonë. Amin!”, shkruan Vaso Tole.

Luan Starova u lind në Pogradec ndërsa më pas familja e tij u shpërngul në Strugë, kur ai ishte fëmijë ku dhe jetoi deri në ditët e fundit. /abcnews.al