Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejtori i BE për zgjerimin, të enjten në Tiranë

schedule11:18 - 6 Mars, 2019

schedule 11:18 - 6 Mars, 2019

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, Christian Danielsson viziton Tiranën, në këtë situatë kur opozita ka dorëzuar mandatet e deputetëve dhe proteston në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë. Zyrtari i Brukselit pritet të takojë nesër paradite në Tiranë kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha. Më pas në mesditë Danielsson do të mbajë një konferencë për mediat.

Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian vjen në Tiranë një javë pas një delegacioni të zgjeruar të Parlamentit Europian. Pasi takuan drejtuesit e palëve politike, eurodeputetët i bënë thirrje opozitës t’i kthehet debatit në parlament, duke theksuar se zgjedhjet e fundit kanë qenë të rregullta dhe parlamenti e qeveria janë legjitime. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!