Një ditë pas protestës së 5 marsit të thirrur nga koalicioni opozitar, zv.ambasadorja amerikane Lejla Mozé Uan ka shkuar në selinë blu, ku u prit nga kreu i demokratëve Lulzim Basha në një takim i cili zgjati rreth një orë. Ky është takimi i parë i zhvilluar mes kryeopozitarit dhe përfaqësueses më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë që pas nisjes së sezonit të protestave opozitare më 16 shkurt dhe djegies së mandateve të deputetëve. Edhe pse më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara është shprehur kundër këtij veprimi politik të opozitës, por edhe përdorimit të dhunës në protestat e zhvilluara përpara kryeministrisë dhe parlamentit.
/abcnews.al