“Arrest me burg” vendosi sot gjykata e Sarandës si masë për Romina Pulaj, kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë, e arrestuar dy ditë më parë me akuzën “Shpërdorim i detyrës”. “Arrest me burg” kërkoi prokurori Kledian Llaho, masë kjo e dhënë edhe nga gjyqtari Shkëlzen Licaj. Sipas dy avokatëve Gjergji Imeraj dhe Agron Gurëbardha gjykata pranoj se objekti 7 katësh ishte me leje, por u shpreh se kryeinspektorja nuk kishte ndërhyrë.
E pandehura nuk ka pranuar asnjë , nga akuzat ndërsa se ka pohuar se ka ndërhyre pranë subjektit kur ka pasur shkelje. Pala mbrojtëse që kërkoj detyrim paraqitje, do të apeloj masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Biznesmeni Pando Papuçi kishte disa muaj që po ndërtonte një pallat shtatë katësh pa leje në kodrinën e qytetit, ndërsa Pulaj nuk ka ndërhyrë për të bllokuar punimet edhe pse ato ishin pa leje.
Nisur nga situata e krijuar, prokuroria bashkë me policinë kanë arrestuar Pulajn, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe biznesmeni Tandro Papuçi, i cili ishte edhe pronari i objektit.
Lexo edhe: “Heshtja” i vë prangat shefet së IMT-së në Sarandë, shpallet në kërkim biznesmeni
Mësohet se leja për ndërtimin e pallatit është dhënë në 2006 por nuk u ndërtua. Burime bëjnë me dije se leja ka përfunduar disa vite më pas, por Papuçiu nuk nxorri leje të re dhe nisi ndërtimin në tetor të 2021.
Saranda është një ndër qytetet më të prekura nga ndërtimet pa leje ku pallatet kanë mbirë kudo duke mos lenë as rrugë dhe as zona që mund të shfrytëzohen nga qytetarët.
/abcnews.al