Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari nuk ka nguruar asnjëherë të flasë për lidhjen e tij të dashurisë.
Së fundmi, ai ka treguar si është njohur me vajzën e biznesmenit të njohur nga Kosova, Vlera Devollin. I ftuar në “Goca dhe Gra”, Arbëri ka zbuluar se janë bashkë prej katër vitesh dhe disa muaj të fejuar.
“Vlera është e fejuara ime prej disa muajsh. Kemi afërsisht 4 vjet që kemi lidhje. Ajo është shqiptare e Kosovës dhe gjatë gjithë kësaj kohe, akoma nuk kemi lëvizur bashkë. Jemi njohur në Prishtinë rastësisht sepse kishte shprehur dëshirën për të suportuar Fundjavën, nuk kishte shumë informacion. As unë nuk e dija se kush ishte. Ajo donte ta njihja për atë që është dhe jo për familjen e saj. Kam raport të veçantë se më kanë trajtuar si djalin e vet dhe jo si dhëndrin e shtëpisë. Këtë periudhë ka ardhur ajo shumë shpesh”, u shpreh ai.
Më tej, Hajdari tha se kanë rënë dakort që të jetojnë në Tiranë, pasi kjo është më e mira për të dy.
“Kemi pasur diskutime dhe kemi rënë dakord që Tirana është më e mirë për mua, për Vlerën dhe familjet tona. Vlera është një vajzë shumë e fortë dhe këtë e përcjell dhe përmes sjelljes së saj. Është një vajzë shumë e fortë dhe shumë punëtore. Ka një problem si unë që është e drejtpërdrejtë. Edhe nëse nuk është në interesat e saj, atë që ka për të thënë e thotë”, deklaroi Arbëri./abcnews.al