Ukraina ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas sulmeve në territorin ukrainas, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp, shkruan BBC
Presidenti tha gjithashtu se do të përgjigjet ushtarakisht ndaj çdo sulmi, sipas mediave shtetërore.
Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi sot nisjen e një operacioni special ushtarak në Donbas, në lindje të Ukrainës. Ai iu drejtua kombit në kanalin televiziv në orët e para të mëngjesit, duke rikujtuar se të ashtuquajturat qeveri separatiste në Ukrainën lindore kanë kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia.
/abcnews.al