Kanë filluar të dalin imazhet e dëmeve reale që ka shkaktuar sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Agjencia “Anadolu” ka publikuar foton e një personi të vdekur fill pas sulmit rus në qytetin verior të Kharkivit, një ndër objektivat e parë të ushtrisë ruse, raporton abcnews.al.
Russian airstrike hitting residential Chuhuiv area in Ukraine created a large hole in the street, damaging surrounding buildings. One person was killed, 12 others injured in the attack. An injured woman was pulled out of the damaged building by firefighters pic.twitter.com/F3wMEnADz0
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) February 24, 2022
Agjencia raporton se viktima është një i ri, ndërsa mbi kokë i qendron babai i tij duke qarë. Më herët në media janë pubvlikuar edhe foto të tjera të ukrainasve të dëmtuar nga sulmi rus, ndërsa deri më tani raportohen sulme ndaj objektivave ushtarakë në disa qytete.
Ndiq LIVE zhvillimet më të fundit mbi luftën në Ukrainë
Platforma e njohur “Bellingcat” raportoi më herët se ushtria ruse ka goditur edhe objektiva civilë pranë aeroportit të Kharkivit.
This video showing damage to civilian apartment buildings was filmed at 49.850727, 36.659762 in Chuhuiv, near an airport that was the likely target of the attack. Civilian casualties have been reported from the attack attributed to Russian forces. https://t.co/MIV5xErjWL pic.twitter.com/MxGsCcJN2J
— Bellingcat (@bellingcat) February 24, 2022
/abcnews.al