Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reagimet, Meta: Dënojmë sulmin e Rusisë. Basha: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

schedule09:36 - 24 Shkurt, 2022

schedule 09:36 - 24 Shkurt, 2022

Presidenti Ilir Meta ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kreu i shtteit i bën thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake, siç thotë ai kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Meta thekson se Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.

I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës!



Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!” shkruan Meta.

Gjithashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike ka dënuar ashpër sulmin e Rusisë. Lulzim Basha e ka cilësuar si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar agresionin ushtarak të Moskës. Basha thekson se qëndrojnë pranë popullit të Ukrainës.

“Ne @pdshqiperi dënojmë ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus. Ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një reagim të shpejtë, të bashkuar dhe të fortë nga OKB, NATO dhe BE kundër ndaj akti lufte kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë”, shkruan Basha.

Më herët sot, edhe kryeministri Edi Rama dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Rusia nisi pushtimin e Ukrainës orët e para të mëngjesit të sotëm. Perëndimi ka dnëuar ashpër veprimin e Putin, duke e akuzuar këtë të fundit se riktheu luftën në Evropë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!