Shtetet e Bashkuara kanë bërë një paralajmërim të ri për qeverinë ukrainase duke thënë se burimet e fundit të inteligjencës tregojnë se Rusia do të nisë pushtimin e plotë shumë shpejt. Paralajmërimi i ri u përcoll referuar tre prej burimeve: të zyrtarëve ukrainas, amerikanë dhe perëndimorë të njohur me këtë çështje.
Alarmi vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Veçanërisht një rrezik, paralajmëroi SHBA, është qyteti i madh verilindor i Kharkiv.
Lexo edhe: Çfarë ndodh pas gjendjes së jashtëzakonshme në Ukrainë, a do ketë shtetrrethim?
Pas këtij paralajmërimi BE-ja është treguar e gatshme të nisë një grup të dytë sanksionesh kundër Rusisë nëse trupat e kësaj të fundit lëvizin përtej rajoneve separatiste të Ukrainës. Kështu tha zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, për Reuters.
“Nëse ka agresion të mëtejshëm rus dhe lëvizje të mëtejshme në territorin e Ukrainës, ne jemi të gatshëm të shtojmë përgjigjen tonë edhe në drejtim të sanksioneve”, tha Dombrovskis në një intervistë për Reuters. Sanksionet sipas Dombrovskit do të përfshinin kontrollet e eksportit. “Sanksionet e forta kundër Rusisë do të kenë njëfarë ndikimi në ekonominë e BE-së dhe ne duhet të jemi gati për këtë”, tha Dombrovskis.
Gjatë ditës së sotme Rusia ka shtuar përsëri forcat e saj ushtarake përreth kufijve të Ukrainës, teksa është rritur frika se mund të fillojë pushtimi i plotë. Ndërsa parlamenti i Ukrainës shpallji gjendjen e jashtëzakonshme. Kryetari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Oleksiy Danilov tha se do t’u takojë autoriteteve rajonale të përcaktojnë se cilat masa do të zbatojnë, por ato mund të përfshijnë mbrotje shtesë për objektet publike, kufizimin e trafikut, si dhe kontrolle të shtuara të dokumenteve dhe mjeteve të transportit.
Lexo edhe: Lufta në Ukrainë, BE mban nesër samit urgjent, zbardhet axhenda: Si t’i përgjigjemi Rusisë
Ukraina përshëndeti sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë, por bëri thirrje për shtimin e tyre, që të ndalohet Presidenti Putin nga “agresioni i mëtejshëm”. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Britania dhe Gjermania, reaguan me sanksione dje, për atë që e quajnë përshkallëzim hap pas hapi, duke premtuar sanksione më të ashpra në vartësi të veprimeve të Rusisë.
Lexo edhe:CNN: Tanket ruse dhe dy batalione ndodhen në Ukrainë
Ndërkohë Uashingtoni anuloi një takim të parashikuar këtë javë midis Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Sekretari Blinken tha dje se Rusia “e ka bërë të qartë se e kundërshton diplomacinë”.
/abcnews.al