Policia e Fierit dhe Inspektoriati Mjedisor kanë nisur një aksion në terren për të zbuluar ndotësit e lumit Gjanica. Deri tani të dyshuara nga precedentët e mëparshme janë katër kompani të naftës.
Po verifikohet çdo informacion në terren ndërsa kontrolleve të mjedisorëve i është bashkuar edhe policia.
Një aksion i inspektoriatit mjedisor mbeshtetur edhe nga policia ka nisur prej 3 ditësh në zonat naftënxjerrëse të Fierit dhe Mallakastrës. Misioni është gjetja e kompanive që hedhin mbetjet e naftës në lumin Gjanica.
Hader Cako: “Kemi kërkuar bashkëpunimin e policisë për dy subjektet e kallëzuar penalisht, që gjatë këtij muaji të merren mas atë kemi ujë sa më të pastër”.
Të gjitha kompanitë e naftës që operojnë në Fier dhe Mallakastër janë të dyshuar për ndotjen e lumit nga hidrokarburet por precedentë në këtë situatë kanë 4 kompani.
Identifikimi i shkaktarëve bëhet më i vështirë kur këta të fundit përdorin tubacione te fshehta ose autobotë për derdhjen e hidrokarbureve në lumë.
Hadër Cako: “Ne po vazhdojmë punën se dyshimet janë tonat, që mund të jetë një tubacion i fshehtë nëntokë i amortizuar që e përdorin për të shkarkuar në mënyrë sekrete, ose ndonjë bot”.
Në mungesë të tagrit ligjot për tu përballlur me kompanite e naftës bashkia e Fierit deklaron se pa i dhënë fund ndotjes së lumit, projekti i rehabilitimit të qëndrës është i pavlerë.
Irma Hoxha Zëdhënëse e Bashkisë: “Bashkëpunohemi për luftën që po i bëhën këtij fenomeni. U bëj thirrje kompanive hidrokarbure që ta shohin me prioritet se prek jetën e qytetarëve. Pa u zgjidhur ky problem rehabilitimi i lumit Gjanica nuk do kishte asnjë vlerë”.
Lumi Gjanica është kthyer prej vitesh në venddepozitimi të mbetjeve hidrokarbure. Gjobat ndaj kompanive të naftës që shkojnë deri ne 5 miljonë lekë të vjetra nuk kanë dhënë rezultat në ndaljen e ndotjes. /abcnews.al