Në seancën parlamentare nuk kanë munguar thirrjet për dialog të deputetëve socialitë drejtuar opozitës. Ata i kanë kujtuar se janë zgjedhur me votat e shumicës dhe do të qeverisin deri në fund të mandatit.
Si në një shtetrrethim kanë hyrë deputetët e mazhorancës në Kuvend.
24 prej tyre kishin regjistrur emrin për të folur për projektligjet e rendit të ditës por kohën e fjalimeve ia mori mesazhi për opozitën e vjetër e atë të re.
Ish ministri Damian Gjiknuri u ndal edhe te pretendimet opozitës për blerjen e votave. Dosjet nuk janë justifikim për të djegur mandatet u tha ai.
Ndërsa deputetja Ermonela Felaj risolli në vëmendje karnavelet që zhvillohen në botë por që sipas saj kanë nisur edhe në kryeqytetin e Shqipërisë.
E duke mbetur te karavalet, deputetja Felaj i bëri një përshkrim atyre që thotë se pa jashtë sallës së parlamentit.
Tashmë në sallë kanë edhe katë deputetë të rinj që i konsiderojnë si opozitë të re e me të cilët shpresojnë të bashkëpunojnë. Këta të fundit nuk i bashkuan të gjithë kartonave jeshilë në miratimin e 6 projekligjeve./abcnews.al