Skenari dështoi në fazën e fundit, shenja gishtash në tunelin që do të çonte grabitësit te banka

schedule11:20 - 23 Shkurt, 2022

schedule 11:20 - 23 Shkurt, 2022

Shenjat e gishtave në tunel mund të çojë në identifikimin e autorëve të grabitjes së mbetur në tentativë në një bankë shumë pranë qendrës së Tiranës. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se brenda në tunelin,  ku po tentohej të shkohej në bankën e nivelit të dytë janë lënë shenja gishtash nga autorët.

Gjurmët po ekzaminohen tashmë nga grupi hetimor. Gjithashtu janë marrë dhe po hetohen kamerat e sigurisë së bizneseve pranë në zonën e  Bulevardit “Zogu I”, që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Lexo edhe: Dalin pamjet, kjo është “vrima e miut” që do nxirrte milionat nga banka në Tiranë

Siç bën me dije gazetarja grupi i grabitësve kanë qenë në fazën e fundit të punimeve. Ata kishin rreth 20 ditë që punonin dhe kishin mundur të çanin murin që do t’i çonte më pas në bankë, ku edhe kishin planifikuar grabitjen. Plani i tyre ka qenë i mirëorganizuar, skenar ky i ngjashëm me atë të filmave.

Punonjësit e bizneseve pranë kanë thënë për mikrofonin e ABC se i kanë parë të futeshin me anë të shkallëve brenda në tunel kryesisht gjatë orëve të pas drekës, por edhe në darkë. Ata ishin të kamufluar dhe  mbanin të veshur uniformë të punonjësve të mirëmbajtjes.

Kanë qenë fillimisht dy ditë më parë një patrullë e “Shqiponjave” që ka konstatuar një person që po futej brenda në pusetë. Policia e ka konsideruar si të dyshimtë veprimin e tij, ndërsa pasi është hasur nga efektivët ai ka hedhur një armë zjarri. Sakaq, arma është dërguar në laborator për ekzaminim. g.v/abcnews.al