Ministria e Jashtme ruse njoftoi sot pasdite se së shpejti do të “evakuojë ambasadën e saj në Ukrainë “.
“Në rrethanat aktuale, prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe zyrtarët e ambasadës dhe konsullatës së përgjithshme. Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneverëve të huaja ruse në Ukrainë. Ky vendim do të zbatohet në një të ardhme shumë të afërt”, thuhet në deklaratë.
Lexo edhe:“Shpresë mes hidhërimit”, frika e ukrainasve për pushtimin e mundshëm nga Rusia
Ministria ruse vuri në dukje se që nga viti 2014, trupat diplomatikë rusë në Ukrainë janë sulmuar dhe provokuar vazhdimisht, ndërsa diplomatët kanë qenë objektiv i veprimeve agresive.
Smoke is billowing from the Russian embassy in Kyiv this evening. https://t.co/Za3oSTAaSx pic.twitter.com/jO8DEA9t5h
— C O U P S U R E (@COUPSURE) February 22, 2022
“Ata kanë marrë kërcënime për dhunë fizike. Automjetet e tyre janë djegur ”, thuhet në mesazhin e ministrisë ruse.
Pas evakuimit, nga ambasada ruse ka dalë tym i zi, gjë që tregon se janë djegur dokumente.
Më 10 shkurt, ambasada ruse në Kiev njoftoi se po punonte për çështjen e largimit të përkohshëm të anëtarëve të panevojshëm të misionit diplomatik nga Ukraina./abcnews.al/