Dy persona janë arrestuar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit, pasi tentuan të trafikonin 7.2 kg kanabis sativa.
Sipas policisë, janë arrestuar 31 vjeçari me iniciale I.Gj. dhe 23 vjeçari me iniciale E.N. Gjatë kontrollit në makinën e tyre në dalje të Shqipërisë, iu sekuestrua lënda narkotike.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme. /abcnews.al