Gentian Diva dhe Alban Skonja mbetën të plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras.
Burime nga policia bënë me dije se rreth orës 01:45, pas një konflikti Andi Diva dhe Kastriot Lleshaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke lënë të plagosur Andi Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.
Për ngjarjen, policia ka arrestuar Andi Divën, i cili është nipi i Gentianit. Gazetarja Xhensila Kodra ka zbardhur zbardhur ngjarjen, ndërsa mësohet se janë shpallur në kërkim dy vëllezërit, Kastriot dhe Armando Lleshaj.
Sipas të dhënave të para nga hetimi, konflikti ka nisur sepse dy vëllezërit që janë në kërkim kanë ngacmuar një vajzë që ishte me dy personat që mbetën të plagosur, Gentian Diva dhe Alban Skonja. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, vajza ka qenë prezente. g.v/abcnews.al