Rey Manaj ka shënuar golin e tretë në Serie A mbrëmjen e djeshme, në duelin që Spezia e humbi në transfertë kundër Bologna.
Sulmuesi shqiptar ka marrë vlerësime pozitive për paraqitjen e bërë në fushë blertë, madje është konsideruar më i miri për skuadrën e tij.
“Sofascore” i ka dhënë notën 7.4 sulmuesit të Shqipërisë, i cili shënoi golin dhe më pas mori një karton të verdhë që e penalizon për ndeshjen e radhës kundër Romës. / abcnews.al