Policia e Shkodrës ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për vjedhje kryer në bashkëpunim. Në pranga kanë përfunduar shtetasit me inicialet ; B.F., 30 vjeç, F. S, 29 vjeç, dhe M.Q, 58 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Ndalimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 02.03.2019, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e një 60 vjeçari, banues ne lagjen “Vasil Shanto”, ku janë vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh dhe disa bizhuteri floriri.
Ndërsa vijojnë hetimet për këtë grup pasi dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera banesash në qytetin e Shkodrës. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al