Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB: Njohja e territoreve separatiste nga Rusia, shkelje e sovranitetit të Ukrainës

schedule23:41 - 21 Shkurt, 2022

schedule 23:41 - 21 Shkurt, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot se e konsideron vendimin e Rusisë për të njohur pavarësinë e territoreve separatiste ukrainase shkelje të integritetit territorial të Ukrainës.

“Kjo është e papranueshme në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një deklaratë.

“Kombet e Bashkuara, në përputhje me rezolutat përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme, vazhdojnë të mbështesin plotësisht sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, tha zëdhënësi i OKB-së Stefan Duzarik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!