Protesta, ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve amerikane

schedule18:33 - 4 Mars, 2019

schedule 18:33 - 4 Mars, 2019

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bën thirrje qytetarëve të saj në Tiranë që të tregohen të kujdesshëm ditën e nesërme gjatë kohës që zhvillohet protesta e opozitës përpara Kuvendit.

Në njoftimin për shtyp të ambasadës amerikane thuhet se: “Protestuesit janë duke protestuar kundër Qeverisë shqiptare dhe kohëzgjatja e saj është e papërcaktuar. Forcat e sigurisë kanë përdorur në protestat e mëparshme, ujë dhe gaz lotsjellës. Personeli i Ambasadës së SHBA dhe familjarët e tyre të evitojnë të gjitha grumbullimet dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!