Ish-banorja shumë e pëlqyer nga publiku, Beniada Nishani ka zbuluar gjithçka çfarë ka bërë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Fillimisht, ajo ka treguar se gjëja e parë që ka blerë ka qenë një trileçe. Më pas, Beniada ka zbuluar se çfarë e bën me nerva.
“Mungesa e respektit, njerëzit duan të ulin të tjerët dhe të ngrenë veten, njerëzit që bërtasin”, tha ajo.
Madje, modelja ka treguar edhe një situatë komike që i ka ndodhur në rrugë.
“Një grua, mosha e nënës time më ka ndaluar në rrugë dhe filloi të këndonte parfumin. U habita. Fillova dhe unë patjetër, të gjithë duke bërë video”, u shpreh Beni./abcnews.al