Ministria e Shëndetësisë dhe e Punëve Sociale vijon thirrjet për vaksinimin masiv të qytetarëve për tu mbrojtur nga Covid 19.
Këtë të hënë ministria e ka nisur me një postim në lidhje me vaksinimin e grave shtatzëna ku thekson se një gjë e tillë nuk është e dëmshme për to.
Ministria thekson se vaksinimi anti Covid është i sigurtë si për foshnjat dhe për nënat.
“Vaksinat janë të sigurta për gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre”, shkruan ministria./abcnews.al