Vrasja e Marvi Mihalit, prokuroria kërkoi 87 vite burg për 4 të pandehurit

schedule15:01 - 4 Mars, 2019

schedule 15:01 - 4 Mars, 2019

Prokuroria kërkon 87 vite burg në total për 4 të pandehur të akuzuar për vrasjen e të riut Marvi Mihali, 1 vit e gjysëm më parë në kryeqytet. Pretenca e kërkuar nga prokuroria ka dënime që variojnë nga 18-25 vjet burg. Vendimi i gjykatës pritet të jepet në 19 mars.

Pas 20 muajsh hetime, Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për vrasjen e Marvi Mihalit, duke kërkuar 87 vite burg në total për katër të akuzuarit.

Në sallën e gjyqit ishin familjarët e të pandehurve, ndësa të pandehurit u perfaqesuan nga avokatet. Si në çdo seancë gjyqësorë, prindërit e të ndjerit Mihali ndoqën nga afër konkluzionet përfundimtare të prokurorit, Gjergji Tako.

Për organin e akuzës, autori i vrasjes së 22-vjeçarit Mihali ishte Dejvi Bitraj. Prokuroria kërkoi 24 vite burg për të, me akuzën e “vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu prokurori Tako pohoi se, 21 vjeçari Dejvi Bitraj i ka shkaktuar vdekjen Mihalit, edhe pse ai nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri për agresorët e tjerë.

Për të pandehurin tjetër, 26 vjeçarin Eugen Bitraj prokuroria kërkoi dënimin me 18 vite burg. Ndërsa, për vëllezërit që janë ende në kërkim Marsel dhe Gridens Alla, prokuroria kërkoi përkatësisht  20 dhe 25 vite burg.

Në përfundim të procesit, babai i të pandehurit Eugen Bitrajt, pohoi se pretenca ishte i padrejtë.

Tom Bitraj, Babai i Eugen Bitraj:Nuk është e drejtë, 4 policë i vret dhe del i pafajshëm. Një thikë e vret 4 vetë i fut në burg. Problemi është si duhet me i dhënë paret kësaj, 340 milionë lekë. Shifni e ka bë djalin gjyqtar dhe i kërkon lekë. Në vend me kallzu dhimbjen kallzu edhe leke. Me sjell dhe njerëz te shtëpia për presione. Unë se kam problem për presionet po nuk është e arsyeshme”.

Marvi Mihali u qëllua për vdekje më thikë, mbrëmjen e 31 korrikut 2017 pranë stadiumit Selman stermasi në kryeqytetit. Vrasja, sipas hetimeve të prokurorisë,  ndodhi gjatë konfliktit mes disa të rinjve për një karikues celulari.

/abcnews.al