Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Devolli: Jam krenar për këta djem, ne luajmë mirë , por na mungojnë rezultatet

schedule19:31 - 20 Shkurt, 2022

schedule 19:31 - 20 Shkurt, 2022

Dinamo nuk arriti të dilte me pikë nga “Elbasan Arena” përballë skuadrës së Teutës.

Shumë raste të krijuara nga blutë e Bledar Devollit, por të cilat nuk u shfrytëzuan dot dhe ky fakt “dhemb” te skuadra.

Pas ndeshjes trajneri Devolli është shprehur krenar për djemtë e tij të cilët bënë një lojë të mirë edhe pse nuk mundën të merrnin pikë, por tekniku i dinamovitëve është i bindur se nëse luajnë kështu rezultatet do të vijnë.

“Nuk ndihem keq për këtë humbje. Jam krenar për këta djem, besoj se e kemi ‘shkelur’ kundërshtarin në çdo drejtim. 16 korne, 11 gjuajtje në kuadrat, nuk kam çfarë t’u them çunave. Të vazhdojmë kështu, të ulim kokën, rezultatet do të vijnë.

Rëndësi ka që krijojmë, kjo më ngroh dhe më bën optimist për të ardhmen. Po luajte do të vijnë edhe golat. Çfarë të them: ndoshta kemi shkelur ndonjë gjë të keqe, kemi qimen e derrit.

Nuk do e merrja përsipër këtë punë nëse nuk do të ishte ky grup lojtarësh, më pëlqejnë këta lojtarë. Po presim të na rikthehet edhe Reginaldo. Do punojmë në stërvitje, me kokën poshtë.

Do vazhdoj të merrem me sulmuesit, nuk mërzitëm. Unë nuk i kritikoj kurrë lojtarët për rastet e humbura, pasi nesër do të kthehen në gola rastet e krijuara.

Çfarë ndeshje më kujton kjo e sotmja? Zakonisht mbaj mend ndeshjet që fitoj, nuk më pëlqen të humbas”, deklaroi Devolli. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!