Yuri Kim në Shkodër: E lumtur të kthehem në një nga vendet më të preferuara në botë

schedule21:05 - 19 Shkurt, 2022

schedule 21:05 - 19 Shkurt, 2022

Ambasadorja Yuri Kim ka qenë sot në Shkodër, qytet të cilin e quan si një nga vendet e saj të preferuara në botë. Kim shprehet se është e lumtur të vizitojë disa destinacione të veçanta në Shkodër dhe të kalojë kohë me shkodranët duke i cilësuar njerëz mikpritës me stil dhe përsosje kulturore.

“E lumtur të kthehem në një nga vendet e mia të preferuar në botë, Shkodër. Isha këtu me disa miq për të vizituar disa vende të rëndësishme si Kalaja e Rozafës e cila ka qëndruar për shekuj si dëshmi e trimërisë së Shkodrës.

Këndi i Kujtesës së na kujton krimet e diktaturës komuniste dhe rezistencën e popullit të Shkodrës dhe muzeun e fotografisë Marubi i cili ka imazhe të bukura dhe të jashtëzakonshme të Shqipërisë së shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.

Mbi të gjitha ishte kënaqësi të takohesha dhe të kaloja kohë me shkodranët të cilët shquhen për mikpritjen, stilin, përsosjen kulturore dhe pavarësinë. Unë i dua shkodranët”, shkruan Yuri Kim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)