Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë që pas natës finale të Big Brother Vip ku ai doli i dyti pas Ilir Shaqiri. Donaldi thotë se asnjëherë më parë nuk e ka përjetuar një ndjesi të tillë.
“Jam munduar që të prej dje kur ka mbaruar prime të nxjerr një video për të falenderuar njerëzit që më kanë mbështetur.
Nuk e di si mund t’i falenderoj të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur. Asnjëherë nuk e kam përjetuar këtë që njerëzit që të mbështesin që harxhojnë eurot e tyre për të më dhënë mua një fitore. Ju përshëndes pafund dhe ju dua shumë”, shprehet Donaldi.
Ai ka një ftesë për Iliri dhe i kërkon atij t’i bashkohet pasi ka vendosur të ndërtojë katër shtëpi për njerëzit në nevojë.
“E kam zemrën mal. Më lini të flas. Unë vërtetë nuk e fitova çmimin e madh por unë kam vendosur që ato 100 mijë eurot t’i shtoj nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, 2 shtëpi në Kosovë dhe 2 shtëpi në Shqipëri.
Do kisha dëshirën të ftoja dhe fituesin të më bashkohej edhe mua në këtë nismë. Unë do ta bëj dhe nëse do edhe ti mund të vish me mua”, thotë ai.
View this post on Instagram