Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kastrioti ndal Flamurtarin në Vlorë

schedule22:33 - 3 Mars, 2019

schedule 22:33 - 3 Mars, 2019

Përfundojnë në barazim dy duelet e fundit të javës në Superligë. Në Vlorë, Kastrioti mbetet me shpresë pasi i mori pikën Flamurtarit.

Vëmendja kuptohet ishte tek dhuna, por gjithsesi ndeshjet u luajtën. Dy sfidat e fundit të javës së 24-ët të Superligës përfunduan në barazim, madje me të njëjtin rezultat 1-1.

Kjo, gjithnjë nëse komisionet në Federatë nuk ia ndryshojnë shifrat takimit të Kamzës, pas dhunës ndaj arbitrit Hamiti. Në këtë duel, vendasit kaluan në epërsi me anë të sulmuesit Sebino Plaku në pjesën e parë, që realizoi një gol shumë të bukur.

U mendua se kështu do të përfundonte, madje kamzalinjtë patën edhe raste të tjera, veçse në fund e pësuan nga portieri. Avdyli goditi pa dashje, por pa shkak lojtarin e Laçit në minutën e fundit shtesë, dhe ky veprim në zonën e rreptësisë u ndëshkua me penallti.

Në minutën e 96-ët 11-metërshin e ktheu në gol, Najdenov. I njëjti skenar në Vlorë. Flamurtari realizoi në minutën e 33-të të pjesës së parë me anë të sulmuesit veteran Xhevahir Sukaj.

Një kënaqësi e madhe për shkodranin që kishte kohë pa luajtur. Gjithsesi, pas pushimit të besuarit e trajnerit Bledar Devolli arritën të reagonin dhe të barazonin shpejt, që në minutën e 54-ët me autor Markun.

Pavarësisht nga përpjekjet e vlonjatëve, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Pas këtyre ndeshjeve, renditja e Superligës ndryshon fare pak. Laçi mbeti katërti, ndërsa Kastrioti e Kamza në vendet e fundit, duke qenë kandidatët kryesorë për të zbritur në Kategorinë e Parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!