“Lidhjen me Dagz e kam parë si lojë”, babai i Einxhelit bën deklaratën “bomb” para finales

schedule16:41 - 18 Shkurt, 2022

schedule 16:41 - 18 Shkurt, 2022

Einxhel Shkira është një nga banoret që ka bërë më shumë zhurmë këtë “Big Brother VIP”.

Ndër të tjera, ajo është komentuar për lidhjen me Dj Dagz. Mirëpo, ai që i ka surprizuar të gjithë është babai i saj, Muzaferi, i cili pak orë para finales ka thënë se e ka takuar Dagz. Madje, atë që ka ndodhur mes atyre të dyve e ka parë si diçka të ndodhur brenda një loje.

“Jo unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar”, ka thënë Muzafer për “Shqipëria Live”.

I ngacmuar nga moderatorët nëse do ta takojë tani, ai u shpreh për të dashurin e vajzës së tij duke thënë: “Do ta takoj ashtu siç takova Monikën”.

@bigbrothervipal Ju si mendoni? ? #fyp #bigbrothervip #einxhelshkira ♬ suono originale – Big Brother Vip Albania ??

Kujtojmë që Einxhel është një nga finalistet e mbrëmjes së sotme, pasi mes saj, Donaldit, Ilirit dhe Beniadës pritet të zgjidhet fituesi i madh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!