Shalsi: Komisioni hetimor po kthehet në gjyq publik, PS nuk bëhet mburojë për askënd

schedule15:50 - 18 Shkurt, 2022

schedule 15:50 - 18 Shkurt, 2022

Anëtari i Komisionit Hetimor për Inceneratorët Eduart Shalsi në një deklaratë nga Kuvendi deklaroi se kolegët e tij në krahun e opozitës po intimidojnë dëshmitarët duke dëmtuar procesin e hetimit nga SPAK. Sipas tij Komisioni po kthehet në gjyq publik duke ngatërruar rolet e opozitës.

“Vijojnë debatet e kota. Vijon një proces paradoksal ndërkohë që kemi një proces të ndërmarrë nga SPAK që po ndiqet me vëmendje dhe interes nga publiku. Po konfrontohen rolet tona si parlamentarë me rolet e gjykatësit dhe prokurorit. Ajo që ndodh në komision hetimor që nuk duhet të jetë në rolin e gjykatësit apo prokurorit, po duket si gjyq publik. Kemi një reformë në drejtësi që po jep frytet e veta përmes një procesi që ne e kemi mbështetur vazhdueshëm që në krye të herës. Ky komision po ngatërron rolet dhe me qëndrimet e opozitës dhe druaj se po kompromentojnë rëndë edhe procesin hetimor. Nuk po flas këto për deklaratat e abuzimeve të 400 e ca milion euro.

Ajo që na shqetëson është mungesa e seriozitetit dhe sjelljes në komisionin hetimor duke qesharakëzuar komisionin dhe ndaj kemi qenë të shqetësuar me dëshmitarët një pjesë e të cilëve janë të thirrur në SPAK. Ne kemi njerëz të akuzuar dhe të arrestuar. Ajo që duhet të sigurojmë është t’i japim mbështetjen tonë komisionit hetimor pa ngatërruar rolet por pa cenuar rolin e organeve të drejtësisë. Përditë po thirren dëshmitarë, po kërkohen informacione. Njerëzit duan të besojnë te drejtësia. Është ngritur me thonj. PS ka mbështetur një proces për ta shembur dhe për të ngritur një sistem drejtësie nga fillimi. Të gjithë e dimë si ishte. Ishte një sistem i korruptuar deri në fyt”, tha Shalsi.

Shalsi shtoi se socialistët po përpiqen ta mbajnë komisionin hetimor në binarët e ligjit. Në lidhje me marrjen në pyetje të kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi dhe deputetit Alqi Bllako, ai shtoi se PS nuk bëhet mburojë për askënd.

“Po përpiqemi ta mbajnë komisionin në binarët e ligjit. Kemi një opozitë kuturru që po e paralajmërojmë të jetë e kujdesshme pa cenuar procesin e hetimit. Kemi anëtarë të komisionit hetimor. Njëri tha fantazma e inceneratorit të Fierit. Duke mos e vizituar asnjëherë unë vetë personalisht mezi prisja të shkoja të kuptoja për çfarë bëhet fjalë. Ato janë impiante moderne. Njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me ruajtjen dhe pastërtinë e mjedisit ia vlen të theksohet. Të gjenden dhe hetohen kostot e ndërtimit të impianteve sepse nuk janë vetëm inceneratorë. Nuk kishte filluar funksionimi sepse disa nga kompentetët ishin në fazën e kolaudimit.

Ka qenë një makth i vërtetë për banorët fusha e Sharrës dhe më kot ato vite kërkonin mbështetje nga qeveria qendrore për të gjetur një zgjidhje për të mbuluar fillimisht. Kanë qenë muaj dhe vite të tëra ku qeveritë e mëparshme nuk i dhanë zgjidhje. E thashë dhe e theksoj, procesi i hetimit vijon dhe ne do të mbështesim drejtësinë që të luajë rolin e saj. Po kthejmë besimin te publiku por pritet ende shumë nga drejtësia. Nuk kemi marrë përsipër të mbrojmë asesi cilindo që ka marrë përsipër të shkelë ligjin. Situata është e ndryshme. PS nuk bëhet mburojë për askënd”, deklaroi ai. /abcnews.al