Partizani-Vllaznia luhet nesër dhe para këtij dueli Erdenis Gurishta ka deklaruar: “Normalisht që është një super ndeshje. Këto duele gjithmonë kanë dhënë emocione dhe spektakël. Jemi të uritur për 3 pikë, qëllimi ynë është trepikëshi nesër.
Ecuria në përballjet direkte ka qenë pozitive për ne në dy sezonet e fundit, por kjo përballje është ndryshe. Partizani vjen në këto momente nga tre fitore radhazi, besimi është i madh në radhët e tyre.
Mos të harrojmë që edhe ne kemi zhvilluar ndeshje shumë të mirë dhe besimi është i lartë te ne. Nesër do jetë një ndeshje me shumë ekuilibër, ndoshta vetëm detajet do të bëjnë diferencën”.
“Luhet në ‘Air Albania’? Kënaqësi të luajmë në një stadium të tillë, shpresoj të jenë edhe tifozët të shumtë për ta mbështetur. Besoj se do të jenë të shumtë. Ai stadium ka qenë ogur mirë për ne, shpresoj të jetë kështu edhe nesër”.
“Partizani ka objektivat e veta, janë pesë pikë pas nesh. Një fitore i afron, ndërsa humbja i largon prej nesh. Ne shpresojmë të arrijmë maksimumin dhe të shohim për lart, sepse është e vetmja mundësi të jemi në garë për tre vendet e para”. / abcnews.al