Nënkryetari i Komisionit Europian Margaritis Schinas ka paralajmëruar se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit në Ukrainë jo vetëm që do të krijonte një “kërcënim të madh për sigurinë europiane”, por gjithashtu mund të nxisë një lëvizje të madhe refugjatësh në BE, shkruan BBC
Sipas vlerësimeve, nga 20,000 deri në më shumë se një milion refugjatë mund të largohen për shkak të konfliktit, tha ai për gazetën gjermane Die Welt. Ky nuk është paralajmërimi i parë se konflikti mund të shkaktojë një rritje të numrit të emigrantëve.
Ministrat polakë u kanë kërkuar udhëheqësve rajonalë që të përgatiten për çdo rast urgjent. Rikujtojmë se pushtimi rus i Krimesë në vitin 2014 dhe lufta pasuese në lindje ka zhvendosur 1.5 milionë ukrainas.
Schinas paralajmëron gjithashtu se refugjatët mund të përdoren për të ushtruar presion ndaj BE-së, ashtu siç u përdorën nga Bjellorusia në fund të vitit 2021.
/abcnews.al