Nga Durrësi kreu i PD Lulzim Basha deklaroi se SPAK dhe faktori ndërkombëtar janë në dijeni të asaj që ka ndodhur më 25 prill. Ai deklaroi se po merren masa që të mos përfundojnë sërish si dosjet 339 dhe 184 ndërsa shtoi se rrota e madhe kësaj here do të lëvizë mirë dhe zhvillimet do jenë të shpejta.
“Ata punojnë me kulturën e vjetër të konspiracionit. Jemi kundër 3 D-ve që na shiten si zhvillim. Jemi pro zhvillimit që vjen si pjesë e një procesi gjithëpërfshirës të të gjithë faktorëve të kësaj dhome të tregtisë dhe industrisë. Ajo që ndodh në Durrës afekton edhe kolegët tuaj. Na jepni variantet dhe studimet dhe qytetarët të vendosin.
Kjo është rruga për të ecur përpara. Ka 30 vjet që e sheshin tallashin për ushqim. Njerëzit nuk hanë tallash por as nuk kanë pse të largohen. Është në dorën tonë të kërkojmë llogari. Të ballafaqohemi. E dimë të gjithë çfarë ka ndodhur më 25 prill.
Edhe SPAK, edhe faktori ndërkombëtar që kësaj radhe po bën përpjekjet që të mos përfundojmë si 339 dhe 184. Rrota është e madhe dhe kësaj radhe do lëvizë mirë. Ndoshta nuk do lëvizë deri në 6 mars. Por pavarësisht se çfarë bëjnë ata, shumica janë qytetarët. Edhe zhvillimin ekonomik të Durrësit e kanë në dorë. Nuk do e ketë të lehtë qeveria e Tiranës të bëjë numra. Jam i bindur që zhvillimet do jenë të shpejta”, tha Basha. /abcnews.al