Bujar Spahiu do të drejtojë Komunitetin Mysliman Shqiptar në 5 vitet në vijim. Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman u zgjodh në krye të tij me 59 vota. Spahiu garoi përballë Myftiut të Tiranës Ylli Gurra i cili mori 26 vota dhe Myftiut të Lushnjës Gramoz Blliku që mori dy vota. Ndërkohë Skënder Bruçaj u tërhoq nga gara për një mandat të dytë në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ashtu si dhe Myftiu i Kukësit Islam Hoxha. /abcnews.al
Bujar Spahiu zgjidhet kryetari i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar
schedule16:37 - 2 Mars, 2019
schedule 16:37 - 2 Mars, 2019


