Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

14 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Kurti: Heronjtë dhanë jetën për më të shtrenjtën

schedule16:54 - 17 Shkurt, 2022

schedule 16:54 - 17 Shkurt, 2022

Kosova feston 14-vjetorin e pavarësisë, me një seri aktivitetesh të cilat rikthyen dhe paradën e forcave të armatosura në Prishtinë.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për nder të 14 vjetorit të pavarësisë, kryeministri Albin Kurti tha se kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët.

“Në këtë ditë të rëndësishme bashkohemi të gjithë me dashurinë për vendin tonë, për shtetin tonë të pavarur dhe të përbashkët sovran dhe demokratik. Shteti i Kosovës është vend i gjithë qytetarëve të saj, të barabartë para ligjit dhe ku garantohen të drejtat dhe liritë”, tha ai.

Kurti theksoi se Kosova është e vendosur për anëtarësimin në institucionet euroatlantike NATO dhe BE.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar për anëtarësimin në institucionet euroatlantike në NATO dhe në BE dhe çdo ditë punojmë për të dëshmuar përkushtimin tonë në këtë drejtim dhe për të ecur në këtë rrugë të drejtë. Evropa është horizonti ynë i përkatësisë së të jetuarit, ndërsa NATO-ja është kushti i paqes për të gjithë neve”

Më tej, kryeministri ka kujtuar heronjtë dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Rrugëtimi i popullit tonë deri në këtë ditë ishte i gjatë dhe i mundimshëm por edhe përplotë më krenari dhe me nder. Sot i kujtojmë heronjtë tanë që dhanë më të shtrenjtën  dhe të çmuarën jetën e tyre, për atë që është më e shtrenjta dhe e më e çmuara për popullin tonë, lirinë e tij. Sot kujtojmë vuajtjen, flijimin e heronjve tanë. Atyre që na kujtojnë se sa e shenjte është liria dhe sa e bukur është të jesh i lirë”.

Më herët opozita u largua nga salla e kuvendit teksa kryeministri Albin Kurti po  mbante fjalimin e tij me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë çuar nga vendet e tyre dhe kanë dalë jashtë.

Kryetari i Kuvendit u bëri thirrje atyre që të sillen me dinjitet, duke iu kujtuar se ishte dita e pavarësisë së vendit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!