85% e popullsisë e imunizuar nga COVID, Sulçebe: Duhet të hiqen masat anti-COVID

schedule16:37 - 16 Shkurt, 2022

schedule 16:37 - 16 Shkurt, 2022

Nga Ema Shazivari 

Ekspertët e shëndetit mendojnë se vendi ynë ka arritur 85% të imunitetit nga COVID.

Mjeku imunolog Genc Sulçebe thotë se studimi i fundit i akademisë së shkencave që është realizuar në fund të vitit 2021, ka evidentuar se mbi 70% e popullsisë është prekur nga virusi. Ndërsa konfirmon se kjo shifër është rritur me përhapjen e Omicron.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë me këtë situatë masat kufizuese anti-COVID duhet të rishikohen.

Muaji maj pritet të sjellë rënien drastike të rasteve me COVID 19. Sipas ekspertëve, stina e verës mund të sjellë normalitetin dhe heqjen e të gjithë kufizimeve.