Ragmi Mustafa, nënkryetari i Komunës së Preshevës tha se është kundër unifikimit të partive shqiptare për zgjedhjet në Serbi të cilat priten të zhvillohen në 3 prill.
“S’ka vlerë sepse zëri i shqiptarëve në Serbi nuk dëgjohet. Shqiptarët janë përçarë për shkak të luftës për pushtet”-u shpreh Mustafa.
Ndërsa, nga ana tjetër Shpëtim Arifi nga “Alternativa për Ndryshim” tha se: “Kjo parti bën thirrje për bashkim të partive politike në Luginën e Preshevës”.
Arifi deklaroi se Shqipëria nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka dhënë një mbështetje në lidhje me situatën e krijuar në Luginën e Preshevës.
“Problemi i vetëm me partinë e Shaip Kamberi, është që sheh vetëm interesin e tij. Shqipëria që është një pikë reference për ne, ka qenë neglizhente ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nuk ka nevoje të ndërhyjë Tirana si në 2020”, tha ai. /abcnews.al