Transkript, përplasja mes Scholz dhe Putinit për Kosovën

schedule14:28 - 16 Shkurt, 2022

schedule 14:28 - 16 Shkurt, 2022

Gjatë takimit të djeshëm në Moskë, ndërmjet Presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe Kancelarit gjerman Olaf Schloz, kanë mbizotëruar tensionet në Ukrainë, por mospajtimet rreth kësaj çështjeve kanë reflektuar edhe në një temë të vjetër me të cilën Putin përpiqet të godas NATO’n dhe Perëndimin: bombardimin e “RFJ’së”, në vitin 1999, për shkak të Kosovës. Scholz duke iu përgjigjur akuzës së Putin, ka thënë se NATO në atë kohë reagoi për të parandaluar gjenocidin.

E tëra ka filluar kur kancelari gjerman duke folur për Ukrainën ka thënë se “lufta në Europë është bërë e pamundur për gjeneratën time, dhe ne duhet të sigurohemi që kjo të mbetet kështu”

“ Është detyrë e jona si krerë shtetesh dhe të qeverive të parandalojmë një eskalim ushtarak në Europë” ka shtuar Scholz.

Ndaj kësaj ka reaguar menjëherë Putin.

“Sa i përket luftës në Europë, Kancelari federal sapo tha që njerëzit e gjeneratës së tij – dhe unë i përkas kësaj gjenerate – vështirë se mund ta imagjinojnë luftën. Natyrisht ai iu referua situatës rreth Ukrainës. Por, ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të një lufte në Europë që e bëri NATO kundër Jugosllavisë. Një operacion i madh ushtarak i sulmit me raketa dhe bomba në një kryeqytet europian, Beograd. Kjo u bë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit. Ky është një shembull fatkeq, por ai ka ndodhur” ka thënë Putin.

Por, kjo ka nxitur reagimin e Kancelarit gjerman.

“Dua të theksoj se situata në Jugosllavi ka qenë diçka më ndryshe. Kishte rrezik dhe kërcënim për gjenocid dhe kjo është dashur të parandalohej. Jam shumë i lumtur që atje tash gjithcka po zhvillohet në mënyrë paqësorë dhe se vendet e Ballkanit kanë gjetur të ardhmen e tyre në Bashkimin Europian. Kjo është një shenjë pozitive”.

Putin ka zgjedhur t’i përgjigjet edhe kësaj ndërhyrjeje.

“ Do t’ia lejojë vetës, megjithatë, të them se ajo që po ndidhë tani në Donbass sot, është në fakt gjenocid”./Express