“Do t’ju vrasë”, arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës, për çfarë akuzohet

schedule19:33 - 15 Shkurt, 2022

schedule 19:33 - 15 Shkurt, 2022

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjësin e Gardës së Republikës, Inspektor Dashamir Kurti 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi.

Rezulton se rreth orës 12:10, punonjësi i Gardës së Republikës, Dashamir Kurti, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.

Nga hetimet paraprake rezulton se Dashamir Kurti, duke qenë jashtë shërbimit, ka konsumuar pije alkoolike në ambientet e lokalit dhe më pas është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t’i heqin armën nga dora duke e neutralizuar.

Njoftimi i AMP:

Sot, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë arrestoi në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, Inspektor D. K., 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 248 dhe 84 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se rreth orës 12:10, punonjësi i Gardës së Republikës, D. K., është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.

Nga hetimet paraprake rezulton se D. K., duke qenë jashtë shërbimit, ka konsumuar pije alkolike në ambientet e lokalit dhe më pas është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t’i heqin armën nga dora duke e neutralizuar.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga punonjës të Gardës së Republikës, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

./abcnews.al/