Nga Erblina Mile
Bankat kanë kredituar më shumë ekonominë shqiptare gjatë vitit 2021 duke pësuar një rritje me 12% niveli më i lartë i viteve të fundit ose 666.8 mld lekë në total.
Kryetari i Shoqatës së bankave Bledar Shella deklaroi se kreditë kanë qenë të fokusuara më tepër në blerjen e shtëpive ,turizëm dhe panele dielloret. Pritshmëritë e bankave janë pozitive edhe për këtë vit.
Gjatë vitit të kaluar 3 banka të nivelit të dytë kanë dhënë kredi sindikale ose kredi të përbashkët për të financuar një projekt PPP në infrastrukturë me vlerë 26 mln euro. Kreu i shoqatës së bankave deklaron se bankat në Shqipëri po operojnë së bashku për të ndarë riskun kur projektet kanë vlera të mëdha financiare
Bankat në vend kanë dalë me një fitim prej 19 mld lekësh gjatë vitit 2021 I cili rezulton se është një ndër nivelet më të mira të arritura gjatë viteve të fundit./abcnews.al