Një objekt i dyshimtë është gjetur në një nga rrugët e Londrës, duke bërë që policia të mbyllë katër hyrjet kryesore të kryeqytetit britanik.
Mediat bëjnë me dije se objekti i dyshimtë është në afërsi të South Bank, dhe deri në një raport përfundimtar autoritetet kanë njoftuar mbylljen e urës Westminster të Waterloo, si dhe urave këmbësore Hungerford dhe Golden Jubilee.
Gjithashtu janë bllokuar lëvizjet në stacionin Waterloo dhe zona përreth midis Spitalit St Thomas dhe kinemasë BFI Imax duke evakuuar qytetarët nga ndonjë rrezik i mundshëm.
Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përmbajtjen e objektit të dyshimtë në rrugë. /abcnews.al

