Policia zbardhi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në rrugën “Mihal Popi” shpërtheu dera e jashtme e një banese nga një sasi eksplozivi. Uniformat blu kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Ai është 58 vjeçari A. B. banues në Tiranë
Gjatë mbrëmjes së të enjtes në rrugën “Mihal Popa”, ky person dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së V. Stavros një sasi eksplozive. Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.
ABC News mëson se Stavro nuk ka precedentë penalë, ndërsa dyshohet se ai ka qenë shënjestra e autorëve që kanë vendosur lëndën eksplozive./abcnews.al