Ramadani: Në çdo ndeshje të bëjmë maksimumin, mungesat ndikuan

schedule22:03 - 14 Shkurt, 2022

schedule 22:03 - 14 Shkurt, 2022

Egnatia nuk ia doli dot të përfitonte nga hapi fals i kundërshtarëve për t’i parakaluar në renditjen nëë garën për mbijetesën, teksa u mposht nga Tirana në “Air Albania” me shifrat 2-0.

Një ndeshje e luftuar deri në fund nga rrogozhinasit të cilët edhe pse me 10-lojtarë për pjesën më të madhe të lojës pas daljes me të kuq të Imerit në fund të pjesës në parë, përsëri tentuan për të marrë 1 pikë, por përpjekje të shkuara “huq”.

Pas ndeshjes Zekirija Ramadani u shpreh se kartonin e kuq të Imerit do e falte vetëm nëse lojtari do ishte 18-vjeç.

“E dinim se do e kishim shumë të vështirë të dilnim të pamposhtur ndaj Tiranës, por kishim një disiplinë taktike. Te goli pati merita edhe Xhixha, i cili është një super futbollist.

Kartonin e kuq të Imerit, do ia falja vetëm nëse do të ishte 18 vjeç. Duhet ta marrim shumë seriozisht këtë rast, nuk mendoj se do të shkojë pa u ndëshkuar.

Rivalët nuk arritën të marrin tre pikë. Ne futemi në çdo ndeshje të bëjmë maksimumin. Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, por është tepër e vështirë të luash me 10 lojtarë kundër Tiranës. Të mos harrojmë që vijmë pas 120 minutave dhe eliminimit në Kupë.

Përveç mungesave të Eller dhe Telushi , sot mungoi edhe Iseni. Kishim edhe Allmuçën e Krivanjevën me rrezik kartonësh. Humbja ndaj Tiranës nuk na mërzit, duhet të jemi optimistë, pasi na presin dy finale në dy javët e ardhshme”, deklaroi trajneri i Egnatias. /f.a/abcnews.al