Nga Leontina Nika
100 vite poezi dashurie , arkivi i shtetit i ka përmbledhur në një instalacion, tek kodrat e liqenit në simbol të ditës së dashurisë pagëzuar me emrin Arkivo Dashurinë Tënde.
Çifti i artistëve Marinela Ndria dhe Henri Mimani, e kanë kthyer në ritual dhe energji pozitive shkëmbimin e poezive.
Injektuar edhe nga profesioni, ku disa prej këtyre poezive , apo letrave të dashurisë ajo i ka restauruar në arkiv ku ajo punon si përgjegjëse e laboratorit të arkivit.
Gjetja e Marinelës për t’i thënë mirëmëngjesi apo natën e mirë me poezi , ka emocionuar jo pak skulptorin e ri.
Krahas dorëshkrimeve të poezive, në arkivë ruhen edhe mijëra letra dashurie mes personaliteteve të njohura ku shquhen Dashuria mes Nafije Memës e poetit të shquar Lasgush Pogradecit. Epistolar I cili është shkruar 80 vite më parë I cili ka zgjatur për 2 vite./abcnews.al