Ambasadori amerikan takon Rakiçin: Rikonfirmuan përkushtimin për një Kosovë të pavarur

schedule16:17 - 14 Shkurt, 2022

schedule 16:17 - 14 Shkurt, 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier e ka takuar sot kreun e Listës Serbe, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Ambasadori Hovenier tha se me Rakiqin rikonfirmuan përkushtimin e SHBA-së për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur, raporton Gazeta Express.

“Me ministrin Goran Rakiq, rikonfirmuan përkushtimin e SHBA-së për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur ku të gjithë qytetarët nga çdo komunitet gëzojnë të drejta të barabarta dhe një zë të barabartë në avancimin e së ardhmes evropiane të Kosovës”, shkroi ambasadori amerikan në Twitter./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!