Ariola Kodra, administratore e kompanisë “Integrated Energy”, që sot ka në pronësi inceneratorin e Tiranës është “gozhduar” me pyetje nga deputetët e opozitës. Deputeti Belind Këlliçi e ka pyetur duke nisur nga takimi i kësaj të fundit me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin deri te udhëtimet e punonjësve jashtë vendit.
E pyetur nga deputeti Belind Këlliçi, nëse ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, administratorja Kodra ka thënë se “marrëdhënia e punës është mbajtur përmes punonjësve të shoqërisë”.
Diskutimi në mbledhjen e komisionit:
Këllici: Me Mërtirin dhe Zoton s’keni pasur kontakte të drejtpërdrejta?
Kodra: Kontakt aktualisht nuk kam, në këto momente nuk kam.
Këlliçi: Kur jeni takuar me ta?
Kodra: Ju përgjigja kësaj pyetje s’është e nevojshme t’i rikthehemi. S’e kam të memorizuar kohën se kur jam takuar dhe kur kam folur me këta zotërinj.
Këlliçi: Nëse dalin audio e video, ju mbani përgjegjësi penale.
Kodra: Nuk thashë se nuk jam takuar, por nuk mbaj mend kohën.
Këlliçi: Klodian Zoto rezulton aksioner i shoqërisë.
Kodra: Zoto nuk është aksioner.
Këllici: Për cilat shërbime janë paguar Gugallja dhe Zoto?
Kodra: Zoto nuk është aksioner i integrated energji
Këllici: Kontratat a mund të na i vini në dispozicion?
Kodra: Po
Këlliçi: Plani i shpenzimeve për inceneratorin e Tiranës. Për blerje biletash 804 milionë lekë të vjetra?
Kodra: Shifrën e saktë s’e kam parasysh, nuk di t’i referohem asaj shumë që përmendi. Punonjësit kanë bërë udhëtime nëpër shtete të ndryshme… për të takuar kontraktorë.
Këllici: Kjo shumë 804 milionë lekë është shpenzuar për të kontaktuar kontraktorë të ndryshëm janshtë Shqipërisë, e konfirmoni?
Kodra:: Po janë bërë për të takuar kontraktorë… Kanë udhëtuar për takuar kontraktorë që do marrin pjesë për ndërtimin e impjanteve. Të gjitha pajisjet e impanteve të trajtimit të mbetjeve, prodhohen jashtë vendit.
Këllici: A jeni në dijeni që në 16 muajt e fundit bota ka qenë në një situatë pandemia globale dhe se të gjitha udhëtimet kanë qenë të kufizuara gjatë pandemisë?
Kodra:: Unë nuk përcaktova afate udhëtimesh.
Këllici: I qëndroni faktit që jeni emëruar administratore në 15.03. 2019?
Kodra: Po
Këllici: Allqi Bllako është paguar me 150 milionë lekë të vjetra?
Kodra: S’mbaj mend të gjitha pagat e punonjësve të shoqërisë
/abcnews.al