Finalistët tregojnë pendesat: Çfarë do kishim bërë ndryshe në BB VIP

schedule11:54 - 14 Shkurt, 2022

schedule 11:54 - 14 Shkurt, 2022

Ndërsa kanë mbetur dhe pak ditë nga finalja e madhe, banorët kanë reflektuar mbi atë që ka ndodhur gjatë këtyre katër muajve izolim në Big Brother. Teksa bisedonin me njëri-tjetrin në oborr, ata kanë treguar për gjërat që kanë bërë dhe për të cilat janë penduar.

Ndërsa Donaldi tregoi se do kishte shmangur zinxhirin e shpëtimit kur u eliminua Dagz, Iliri nga ana tjetër tha se do të preferonte të mos kishte treguar historinë e tradhtisë ndaj bashkëshortes së tij, Emanuelës.

Donaldi: Unë e kam një gjë por e thashë te dhoma e rrëfimit. Nëse do e dija që Dagz dhe Einxhel do dilnin në televotim dyshe, do e kisha ndryshuar. Pastaj cdo gjë tjetër që ka ndodhur, nuk jam bërë pishman.

Beniada: Mendoj se e ke bërë sipërfaqësore zgjedhje, nuk futet fare tek mendimi i thellë. Edhe Trixa, po të mos ishte e detyruar, do kishte shpëtuar Dagzin, por ndonjëherë, çdo gjë ka një arsye pse ndodh. Ndoshta nuk do kishte dalë atë ditë, por 1 jave apo 2 jave.

Iliri: Ndoshta nuk do e kisha thënë atë historinë time.

Einxhel: Unë do kisha bërë 2 gjëra ndryshe, nuk duhet t’i isha afruar askujt për t’i dhënë këshilla. Kanë dyshuar tek qëllimi im i mirë. Gjëja tjetër është se do i kisha besuar më shumë ndjenjës time dhe Dagzit shumë më përpara, kështu që ju ruajta një gjëja që e dija që do ndodhte dhe shpresoja që të ndodhte jashtë. Ndodhi dhe kur ndodhi ishte shumë e bukur, do doja të ishte më herët dhe faji ishte i imi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!